Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈, ka pranuar lajmërimin nga RASFF sistemi, për kontaminimin e orizit me prezence të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g. “I paketuar me qese plastmase si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, tregtuar edhe ne Kosovë. Menjëherë̈ inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimin në çfarëdo mënyrë tjetër. Ndalimin e importit deri në një vendim tjetër. Sot, inspektorët, kanë urdhëruar distributorin të bëjë tërheqjen e produktit menjëherë̈ nga shitja. Sasia e gjetur neper pikat shitëse nga distributori menjëherë̈ është̈ asgjësuar ne prani te inspektoreve sanitare të AUV-s. Po ashtu inspektori ka dhënë urdhëresën qe të bëjë njoftimin e të gjitha pikave kudo në vend për largim nga tregu nëse ka sasi tjetër prezentë̈”, është̈ thënë̈ në njoftimin e AVUK.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për perdorim të paligjshëm të armës
Me datën 27 Tetor 2024. rreth orës 18 e 30, zyrtarët policorë në kuadër të …