Serbia u “deklasua” dhe “pësoi” fiasko në Bruksel në takim me kryeministrin Albin Kurtin. Ai në takim ia përmendi një nga një gjitha këqijat po edhe gjenocidin që e ka bërë Serbia qe tri herë me radhë ndaj shqiptarëve në përgjithësi po jo vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për mua jo vetëm që gaboi shumë rëndë që ia përmendi gjenocidin po dëshmoi që nuk e njeh historinë e shqiptarëve, po as historinë e Evropianëve e historinë e botës. Albini me krekosjen e tij, tregoi që nuk dinë po nuk ka nuk ka as njohurinë më të vogël për politikën, diplomacinë po as historinë e popullit shqiptar.
Nuk e kam të qartë se ku e ka guximin të hynë në këtë lami apo pjesë të shkencës e marrëdhënieve Shqiptaro serbe. Kryeministri është dashur ta di së paku që gjenocidi i viteve 1876-1878, nuk është gjenocid i bërë vetëm nga Serbia, po është gjenocid i dizajnuar e projektuar nga Gjermania e Bizmarkut më 1878 në Berlinin e kancelares së Merkelkës ku ishin pjesëmarrëse edhe Anglia, Rusia, Franca, Italia, që së bashku e organizuan gjenocidin ndaj shqiptarëve. Në këtë kasaphane e gjenocid morën pjesë dhe e bënë edhe Rusia e Putinit, Anglia e Xhonsonit, Franca e Makronit, Italia e Dalemës dhe shtetet tjera armiqe të shqiptarëve, etj?! Tashmë të gjithë e dinë që Serbia bëri gjenocid dhe i shpërnguli shqiptarët nga trojet e tyre historike siç është Toplica apo nga Serbia qendrore-Velika Pllana me ndihmën e Kongresit të Berlinit e shteteve të Brukselit e BE-së qytetar të nderuar.
- Kryeministër, Serbia nuk bëri gjenocid as më 1912 e 1913, po gjenocidin e bënë në Konferencën e Londrës të vitit 1912-13 të kryeministrit të sot të Anglisë Xhonsonit së bashku me Francn e Makronit, Gjermaninë e Merkelkës, Rusinë e Putinit si edhe me bekimin e Turqisë së Erdoganit të sotëm që vazhdojnë edhe më tutje ta ndihmojnë Serbinë që të vazhdon gjenocidin për ti shpërngul shqiptarët e rininë e Kosovës nga trojet e tyre për ta popullzuar Evropën mirëpo me metoda e me forma më të sofistikuara politike?!
- Kryeministër Kurti, Serbia nuk bëri gjenocid në Kosovë gjatë viteve 1990 e gjatë viteve 1997-2000 po gjenocid vazhdojnë ta bëjnë përsëri Gjermania e Shrederit e Kolit të Merkelkës, Anglia e Blerit të Gjonsonit, Franca e Makronit të Albin Kurtit, Rusia e Brezhnjevit të Putinit si edhe SHBA e Trampit e Gjeo Bajdenit!?..
Di kund nga qershori i para tri viteve shkrimet e mia iu drejtova autoriteteve të Republikës së Kosovës duke iu shpjeguar se arsyeja pse fillova të bëhem i tillë ishte shqetësimi im i thellë për rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, Shqipëri po edhe tek pjes e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut , Mal të Zi pse jo edhe në Greqi. Kaluan më shumë se tre vite dhe përsëri e konsiderova të nevojshme që t’u drejtohem qytetarëve dhe bashkëveprimtarëve të mi në diasporë me një koment e shkrim me të ashtuquajturën partitë politike me theks të veçantë me VV-në.
Kjo u pasua pastaj me disa shkrime të tjera e kritika tjera disa prej të cilave janë botuar edhe nëpër gazeta e portale në interenet. Në qoftë se është ashtu siç e them unë, se i kam quajtur apo i kam thënë gjërat me emrin e tyre të vërtetë, gjë të cilën e konsideroj si nderë që më bënin lexuesit, mund të them se nuk do kishte kuptim të paktën nga kënd vështrimi im të shkruaja ndryshe. Çfarë kuptimi ka kur njeriu të ketë mendime dhe mos i thotë apo shfaqë këto mendime në mënyrë të hapur? Në çoftë se njeriu nuk ka guximin e mendimit të vet, atëherë sa bënë ky mendim? Në fund të fundit, nuk shkruaj si politikan, por thjesht si një shtetas shqiptar i shqetësuar.
Qytetar të nderuar: E kam për obligim moral e njerëzor dhe si qytetar, si profesor, si i burgosur politik, si veprimtar, si atdhetar si prind, si fshatar, si baba e si një njeri , si të gjithë njerëzit e botës e që për fat jam shqiptar të tregoj e të iu njoftoj se gjenocidi i Serbisë i bërë ndaj shqiptarëve nuk është gjenocid e dhunë vetëm nga Serbia po nga të gjitha shtetet e lartë shënuara që e ndihmuan Selbinë, Greqinë, Malin e ZI, Bullgarinë, Maqedoninë etj, për me i shkatërruar e zhdukur shqiptarët me ushtar e mjetet më të sofistikuara ushtarake të kohës. Fuqitë e Mëdha së bashku e ndihmuan dhe e detyruan ushtarakisht e materialisht si edhe politikisht e strategjiket po edhe biologjiket sitë bëjnë e të zhdukin popullin më të hershëm dhe paraardhësin e shqiptarëve si edhe të Evropianëve, Ballkanaseve e vendeve të Lindjes.
Qytetar të nderuar. Të gjitha këto që u bënë gjatë historisë kundër e ndaj shqiptarëve janë lejuar po edhe vazhdojnë të lejohen edhe sot që të veprohet nga Fuqitë e Mëdha për forcimin e shtetit Serb e Grek nga shqiptarët e besimit ortodoks dhe shpërnguljen e shqiptarëve Mysliman. Qytetar mos u ngutuni, mos u mashtroni dhe keni kujdes kur mendoni po edhe kur gjykoni se jemi duke u mashtruar rëndë. Këtë mashtrim po e ndihmojnë edhe politikanët shqiptar me apo pa qëllim në emër të votës e institucioneve të shtetit të Kosovës. Besoj që do më kuptoni drejtë po edhe siç e kam shkruar. Kujdes.
Më 20 Korrik 2020.