Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Demonstratat e Vitit 1981, sipas mr. Ukshin Hotit

Karakteri dhe rëndësia e demonstratave të vitit 1981 sipas Mr. Ukshin Hotit që ende nuk dihet për fatin e tij.

Në muajin prill të këtij viti (2021), bëhen plotë, tridhjetë e dyzet vjet, kur nacionalizmi, shovinizmi e irredentizmi shqiptar ishin armiqtë më të njohur të socializmit, vetëqeverisjes  dhe të vëllazërimit e bashkimit jugosllav të trasuar nga Titoja, thënje e Fadil Hoxhës përpara udhëheqjes së atëhershme të Krahinës Socialiste të Kosovës.

Tashmë, gati të gjithë e dimë që demonstratat janë manifestime që bëhen për të shprehur kërkesa politike, ekonomike e shoqërore. Mirëpo në të njëjtën kohë, janë edhe kërkesa kombëtare në ato shtete e vende që iu është mohuar e shkelur e drejta kombëtare e një populli për vetëvendosje apo bashkim kombëtar i cili është ndarë me dhunë e pa vullnetin e tij, nga shteti amë Shqipëria. Tashmë çdo qytetar intelektual e atdhetar e dinë që demonstratat e protestat, organizohen me të vetmin qëllim që të tregojnë forcën e saj kombëtare e politike të popullit si edhe të organizatorëve të saj.

Rreth këtyre ngjarjeve të vitit 1981,vlerësimi zyrtar ishte se ato ishin ‘kundërrevolucionare’ mirëpo sot është koha dëshmitare e asaj se një mendim dhe vlerësim i tillë, ishte një gabim i tejkaluar dhe i takon së kaluarës. Rreth këtij problemi, janë shprehur një numër i madh i intelektualëve shqiptar, serb e jugosllav të cilët janë munduar që këto mendime të ia përshtatin interesave të politikës ditore dhe interesave të tyre shtetërore. Rreth kësaj çështje të ndjeshme politike me kohë është shprehur edhe intelektuali shqiptar dhe njohësi më i mirë i këtij problemi Mr. Ukshin Hoti i cili dënohet me shtatë vjet burg dhe që as sot e kësaj dite nuk dihet për zhdukjen e tij nga ushtria e policia serbe. Sipas Ukshin Hotit, fjala kundërrevolucion definohet si aksion i organizuar politik i drejtuar kundër sistemit shoqëror të krijuar me revolucion, kundër fryteve të revolucionare të shoqërisë. Si dukuri shoqërore e kundërt me revolucionin, kontrarevolucioni shënon ndryshimin pozitiv të një gjendjeje shoqërore ose sistemi në drejtim të restaurimit të raporteve të lëkundura dhe të mënjanuara politike dhe ekonomike(prodhimit) thot  prof. Hoti.

Shqiptarët gjatë demonstratave shtruan kërkesa për çlirim kombëtare, liri e pavarësi nga shteti i Serbisë i cili e kishte robëruar dhe i kishte pushtuar tokat e tyre nga viti 1913 e që me të drejtë kërkohej çlirimi i tyre i cili merr karakter krejtësisht tjetër e të kundërt me kërkesat e demonstruesve, po edhe me vlerësimet zyrtare të qeverisë.

Ndonëse me kërkesën Republikë nuk synohej as shkëputja e as përmbysja e raporteve shoqërore në Jugosllavi, prapëseprapë u theksuan këto shpjegime sipas prof. Hotit:

1.         Se republika do të shfrytëzonte të drejtën për vetëvendosje dhe do ti bashkëngjitet Shqipërisë.

2.         Se republika provokonte luftën qytetare dhe përmbysjen e rendit shoqëror të Jugosllavisë dhe se:

3.         Ajo do të provokonte revidimin e kufijve në Ballkan dhe më gjerë në Evropë.

Nëse ngjarjet e vitit 1981 janë vlerësuar si kundërrevolucion, atëherë ne, këto forca progresive duhet ti vlerësojmë si revolucionare, pasi që nuk është e logjikshme që forcat kundërrevolucionare t’i kundërviheshin qëllimeve kundërrevolucionare. Andaj, për këtë arsye, lirisht e pa as një frikë, mund të deklarojmë se forcat ‘revolucionare’(klasa politike) angazhoheshin dhe punonin për ruajtjen e njërës nga frytet e revolucionit, Rregullimin Federativ të jugosllavisë.

Në vazhdim prof. Hoti deklaron se: Për këtë shkak, kërkesa Republikë do të thotë: vetëm vënie e raporteve kualitativishtë të reja, evitimin e ndikimeve negative të huaja dhe shpërthimin e lindjen e energjive të reja për popullin shqiptar po edhe për at serb.

Demonstratat e popullit shqiptar të Kosovës të v1, 2 e 3 prillit të vitit 1981, si edhe atij Llapjan, kërkesat i kishte të drejta dhe të mbështetura në të drejtën ndërkombëtare, pasi që vetëvendosja nënkupton parimin se të gjithë popujt kanë të drejtën për vetë përcaktim, të drejtën për shtetin e vet dhe për bashkim me shtetin amë. Këtë të drejtë duhet ta realizoj edhe populli shqiptar në Jugosllavi pasi që pa drejtësisht është aneksuar nga Jugosllavia e Titos dhe Fuqitë e Mëdha. Mirëpo, shumë shtete të drejtën për vetëvendosje, gjatë historisë për qëllime koloniale e ‘rezervuan vetëm për veten e tyre’, duke ia mohuar popujve të tjerë këtë të drejtë, pikërisht siç veproj, gati për një qind vjet rresht, Serbia me Kosovën dhe shqiptarët tjerë në Jugosllavi, e siç vazhdon e mundohet edhe sot e kësaj dite të kontestojë pavarësinë e Kosovës me gjithë shpalljen e pavarësisë së Kosovës të cilën e kanë njohur më shumë se nënë-dhjetë shtete.

Demonstratat së pari filluan në Prishtinë me 11 mars të vitit 1981, e që shumë shpejtë u përhapën edhe në rajonin legjendar të Shaban Shalës, Adem Demaçit, Afrim Zhitisë, Ali Ajetit, Zahir Pajazitit, e shokëve të tjerë, ku qendra kryesore ishte Besiana e cila është qendra e vetme administrative e që kishte mbi 25 mijë banorë. Vetëm pesë ditë më vonë se 26 marsi i vitit 1981, me 1, 2 e 3 prill demonstrata filloj edhe në qytetin e Besianës e që është argumenti më i mirë e bindës se grupet dhe organizatat ilegale kombëtare, vepronin e kishin vepruar pa ndërprerë, qysh nga viti 1945 e deri më 1981. Pas masave që kishte marrë sigurimi shtetëror Jugosllav në bashkëpunim me atë të Kosovës për burgosjen e organizatave ilegale në Llap e veçanërisht organizatës së Shaban Shalës e Adem Demaçit gjatë vitit 1974-1975, ‘veprimtaria armiqësore shqiptare’, filloj të forcohej edhe më shumë dhe veçanërisht gjatë viteve 1979-1981.

Edhe gjatë viteve 1979-1980 në Llap u zbulua organizata tjetër ilegale nën drejtimin e Rifat Jupollit i cili është nga fshati Shajkovc i Besianës dhe Avdyl E. Lahut nga fshati Gllamnik( Vendenis), që ishte daja i Adem Demaçit dhe referent i shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Organizatat e grupet ilegale shqiptare në Llap, gjatë viteve 1980-1990 luajtën një rol shumë të rëndësishëm në organizimin e demonstratave. Numri i këtyre organizatave dhe i organizatorëve  ishte i madh, që në këtë shkrim timin do t’i përmendim vetëm disa: Organizatat ilegale dhe Lëvizja Kombëtare në Llap nuk do të kishte asnjë kuptim pa: Shaban Shalën, Sabit Kapitin, Adem Demaçin, Mulla Ramë Govorin, Ibrahim Demollin, Xhafer Metën, Xheladin Rekaliun, Ilaz Pirevën, Ali Ajetin -komandantin  eçetës së Llapit, Hamit Hamitin-Balin, Salih Salihun, Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Hasan Ramadanin , Gjyla Krasniqin, Zahir Pajazitin, Agron Rrahmanin, Jetullah Islamin, Mustafë Llapashticën,Avdi Gjatën, Bahri Fazliun, Ilir Konushevcin, e shumë e shumë atdhetar të tjerë…….

Gjatë kësaj periudhe të lavdishme  historike, normalisht ekzistonte edhe një pjesë jo e vogël e inteligjencies dhe e njerëzve të tjerë, në kuadër të të cilëve kishte edhe të atillë që nuk u mungonte ‘sinqeriteti’ që mendonin se demonstratat kishin rrezikuar edhe ‘Lirinë’ e Kosovës dhe nuk ishte koha për rezistencë në formën e demonstratave, ngase më parë është dashur të pritet edhe disa vite, pasi që serbët patën me e lëshua vetë Kosovën, e që për çdo qytetar që ka vetëm pak logjik kjo ishte vetëm një iluzion i zbukuruar me falsifikime. Në të njëjtën kohë rreth këtyre ngjarjeve dhe demonstratave  kishte mendime dhe deklarata edhe nga vetë klasa politike e Kosovës që deklaroheshin se; Kosova ishte e barabartë me republikat tjera të Jugosllavisë dhe se fajin e kishim vetë ne  populli shqiptar, pasi që nuk ditëm t’i shfrytëzojmë mundësitë që na i kishte afruar kushtetuta.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për Lirinë e Kosovës.

Punim i lexuar e rastin e 30 vjetorit të demonstratave në Besianë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …