Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Qeverisë i mungon guximi

 Situata e rëndë politike, kriza ekonomike e kriza morale që e ka katandisur popullin shqiptar të Kosovës, është rezultat i fshehjes e mos guximit për t’ia treguar të vërtetën opinionit. “Analistët” po e kryejnë punën e tyre sa munden e dinë, qytetarët po mundohen me e kryer detyrën e tyre sa munden e dinë. Kurse punën e detyrat nuk po i kryejnë e nuk munden me i kryer paritë politike. E veçanërisht nuk mundet e nuk ka mundësi me i kryer partia që e ka pushtetin. Partia që është në pushtet nuk mundet edhe nuk ka mundësi me i kryer detyrat e obligimet që i ka marrë, për faktin që nuk është savrane po është kukull në duartë e të tjerëve që i duhet me i kamufluar dhe me i marrë për sipër “kinse” po i bënë qeveria e zgjedhur nga populli.. Qevria në pushtet këtë e ka ditur sa ishte në opozitë që vazhdimisht e thonte publikisht. Mirëpo, pasi e kapi pushtetin e ka harruar edhe po e fsheh mirë e me marifet realitetin. E vërteta dhe realiteti e kanë  emërin.E ai  emër është që Kosova qeveriset nga Rezoluta 1244 e OKB, UNMIKU; EULEXI, BE; SHBA e NATO. Popullit duhet me ia thënë të vërtetën nëse dëshirojmë të ecim para e ti zgjedhim problemet të cilat e kanë ngulfatur  Kosovën e qytetarët e saj. Fshehja e së vërtetës nga opinioni e kanë sjell Kosovën në këtë pozitë sa që dita ditës situata politike e ekonomike po shkon drejtë thellimit më të madh. Kjo situatë politike ia ka imponuar rinisë e qytetarëve të saj të humbin shpresën për të jetuar në shtetin e Kosovës!?. Logjika e analizës tie, e bazuar në fakte ligjore dhe interesin e përgjithshëm dhe faktin e obligimet për angazhimin e Kosovës për paqë barazi e prosporitet. Nga kjo sjellje e fshehje e problemeve politike nga shqiptarët, normalisht që përfiton vetëm shteti kriminel i Serbisë. Fshehja e realitetit politik nga qytetarët e përgaditë opinionin për zbatimin e skenarit të ndarjes së Kosovës përmes forcës së Serbisë edhe pranimin në heshtje nga Eulexi e forcat e NATOS-si edhe e bashkësisë ndërkombëtare duke i fajësuar liderët politik për naivitetin e tyre në bërjen e politikës.

 A janë duke i parë qeveritarët e Kosovës, rreziqet që po i përgatitet shtetit të Kosovës e shqiptarëve në përgjithësi.

Më 28.05.2023.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …