Si duket punën e kemi të rëndë!? apo, siç po më duket mua, dikush po na bënë magji?!….
Dhuna që ndodhi në shtëpinë e bardhë, është për të na ardhur keq jo vetëm shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e Mal të Zi, po edhe atyre që jetojnë në botë. Nëse, vetëm pak i kthehemi të kaluarës historike e shohim që sa herë që kemi qenë afër bashkimit e krijimit të shtetit shqiptar, situata politike e diplomacia ndërkombëtare ka ndryshuar për 180 shkallë. Kështu ndodhi gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kohën e Luftërave Ballkanike, gjatë viteve 1912-13, në kohën e Luftës së Parë Botërore kur luftën e humbi Austro Hungaria, gjatë Konferencës së Versajës-Parisit, gjatë Luftës së Dytë Botërore etj. Po kështu ndodhi edhe gjatë viteve 1981-90, gjegjësisht gjatë viteve 1990, Luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje.
Edhe pas çlirimit të Kosovës nga UÇK-ja e NATO, kur ishim në prag të zgjedhjes së problemit të shqiptarëve e Kosovës, gjërat filluan të marrin të prapështën, më shumë nga lufta e brendshme ndër shqiptare në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, po edhe ndryshimi e rrethanave ndërkombëtare në përgjithësi.
Kulmi i të gjitha këtyre të këqijave, sipas të gjitha gjasave ishte sulmi i djeshëm i Kapitoll Hillit në Vashington nga përkrahësit e Trampit. Normalisht që kjo ngjarje do ta neglizhoj edhe më gjatë çështjen shqiptare në përgjithësi kur dihet roli i SHBA në pavarësinë e krijimin e shtetit të Kosovës. Si duket edhe Trampi e përkrahësit e tij, morën mësim nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e besa edhe në Maqedoni. Kjo çka ndodhi në shtëpinë e Bardhë, sigurisht që do të jetë një fatkeqësi e radhës për shqiptarët që është e ngjashme me atë që ndodhi në Kosovë e pse jo edhe ngjarjet gjatë vitit 1997 në Shqipëri si edhe sulmet në Kuvendin shqiptar të Kosovës e të Shqipërisë që vazhdojnë edhe sot.
Derisa populli shqiptar i Kosovës kundërshtonte, protestonte e demonstronte pa ndalë nën tytat e plumbat e policisë Serbo-Jugosllave në Shqipëri ndodhi ajo që më së paku i duhej popullit shqiptar kur në rrethana të pa çarta bënë “vetëvrasje” Mehmet Shehu që ishte njëri nga dushet më të ftohta për popullin e Kosovës pasi ishte momenti më të vështirë i kombi të ekzistoj apo mos ekzistoj më. Personalisht kam pasur dhe kam edhe tani konsideratë të lartë për SHBA si fuqi politike dhe ushtarake. Kam ndjekur dhe çmoj rolin e tyre gjatë periudhës së jashtëzakonshme e të tensionuar që u shoqëruan ndryshimet që u bënë në Shqipëri e Kosovë, Maqedoni para tri dekadave.
Neve asgjë nuk duhet të na frikësojë më tepër se primitivizmi atavist në gjirin tonë. Problemet e vendit dhe çështja kombëtare nuk mundet të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme në qoftë se nuk ndërtojmë e bëjmë përpjekje serioze për të ndërtuar një shoqëri me të vërtetë të qytetëruar, ku njerëzit respektojnë mendimet dhe pikëpamjet e njeri tjetrit, ku debati politik e social zhvillohet në mënyrë të kulturuar, po jo edhe siç ndodhi dje në Kapitoll Hill në shtetin më të fuqishëm e më demokratik në Botë. Qytetar të nderuar, është mirë që të pyesim veten pse nuk ranë shtetet e Evropës Lindore në këtë gjendje kaosi dhe anarkie ku u zhyt dhe hyri vendi ynë? Pse nuk u dogjën institucionet e Parlamenti në Poloni? Pse nuk u shkatërruan shkollat në Hungari? Pse nuk u shkatërruan ndërtesat e shkollat Çekosllovaki: Pse nuk u vodhën e nuk u shkatërruan pronat e fabrikat edhe aq të vuajtur nga intrigat e shërbimet e huaja:
Qytetar të nderuar duhet të dimë që nëse dëshirojmë me dalë nga kjo situatë e krijuar brenda në vend po edhe jashtë të gjithë duhet të reflektojmë , të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm sidomos për imazhin që krijojmë në botë. E këtë duhet ta ruajmë veçanërisht në raport me SHBA e vendet e NATOS që ishin pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në çlirimin e Kosovës nga ushtria serbe e Millosheviqit. Duhet të mësohemi të jemi më tolerantë me njëri tjetrin. Në qoftë se dëshirojmë të zëmë një vend të merituar në Evropë dhe në botë, duhet të jemi të kujdesshëm e të nder gjëshëm pasi që këtë mund ta arrijmë vetëm me punën tonë të mençur dhe sjelljen tonë të qytetëruar.