leoni

Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Sqarim për opinionin e miqtë e mi FB për vitin e Ri 2022, lidhur me Vetëvendosjen

Shtyllat kryesore të lëvizjes kanë qenë, 1. Vetëvendosja, 2, Kundërshtimi i Dialogut, 3. Kundërshtimi i Decentralizimit. Lëvizja Vetëvendosje është krijuar si Lëvizje – Organizatë Jo Qeveritare për promovimin e vlerave themelore universale të njeriut, lirisë për vetëvendosje, barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët ashtu siç janë dhe promovohen në shtetet e perëndimit.

Lëvizja Vetëvendosje (jo për fajin e anëtarësisë) nuk mund ta zgjidh problemin e shtetit të Republikës së Kosovës – sepse çdo kompromis tjetër cenon rëndë interesat vitale të shoqërisë shqiptare të Kosovës në shtetin tonë.

Me ju miqtë e mijë të nderuar dua të ndaj një pjesë të kujtimeve të mija dhe fillesave të aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vitin e largët 2005 (për një pjesë të shoqërisë) unë kam qenë një nga aktivistët, përkrahësit i parë e pjesëmarrës në themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje si OJQ po jo parti politike.  Në atë kohë  bashkë me Albin Kurtin e bashkëthemeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kemi qëndruar prapa parimit të Vetëvendosjes apo më mirë me thënë në vetëqeverisjen e Kosovës.. Në kuptimin që Kosova dhe qytetarët e saj duhet të vendosin vet për vendin dhe shtetin e tyre. Gjatë asaj kohe kemi qenë të prerë e këmbëngulës  kundër negociatave e dialogut me Serbinë  dhe Bashkësinë Ndërkombëtare për statusin e Kosovës.

Përderisa, Lëvizja Vetëvendosje,  atëherë është krijuar si oponencë kundër establishmentit – UNMIKU-ut si edhe kundër të gjitha partive politike  që merrnin pjesë në bashkëqeverisje me UNMIKUN që për ne e mendimin tonë nuk kanë qenë dhe nuk ishin në rrugën e duhur drejtë shtetit të pavarur të Kosovës dhe Bashkimit Kombëtar. Ne kemi menduar se aftësia rezistuese e shtetit  shqiptare ndaj fuqive të mëdha  pas luftës duhet me vazhduar e rezistuar pasi kjo rezistencë do të jetë një kontribut origjinal në drejtim progresiv dhe një ndihmesë në përpjekjet për emancipimin e shqiptarëve e popujve tjerë të Ballkanit apo më mirë me thënë të shteteve që dolën  nga Jugosllavia. Ky veprim admirohej nga një pjesë e madhe e shqiptarëve në Kosovë po edhe në botë , si një shprehje e afirmimit dhe emancipimit kombëtar në përgjithësi. Kalimi prej një Lëvizjeje Kombëtare në parti politike, mendoj që janë veprime e qëndrime  jashtëzakonisht të gabuara,  pasi në këtë mënyrë dëmtojnë seriozisht  funksionalizimin  e shtetit të Kosovës si edhe interesat  kombëtare, pavarësisht motivet që kanë!?

Miq të nderuar; shpeshherë konstatoj se ne shqiptarët bëjmë fajtor fuqitë e ndryshme për fatkeqësitë tona që po na përcjellin vazhdimisht në periudha vendimtare historike.

Shtyllat kryesore të lëvizjes kanë qenë, 1. Vetëvendosja, 2, Kundërshtimi i Dialogut, 3. Kundërshtimi i Decentralizimit.  Pra me fjalë të tjera Lëvizja Vetëvendosje është krijuar si Lëvizje – Organizatë Jo Qeveritare për promovimin e vlerave themelore universale të njeriut, lirisë për vetëvendosje, barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët ashtu siç janë dhe promovohen në shtetet e perëndimit.

 Gjatë asaj periudhe kohore,  bashkë me  aktivistët e Lëvizjes së Vetëvendosjes,  kemi qëndruar prapa mendimit se partitë politike nuk munden ti zgjedhin problemet tepër të rënda e tepër komplekse të shoqërisë shqiptare në Kosovë e Ballkan.  Mendim që unë e kam edhe tani.

Arsyet kryesore pse partitë politike nuk mund ti zgjedhin problemet politike në Kosovë tani Republikën e Kosovës janë. 1. Kosova rrugën e saj drejtë çlirimit nuk e ka shtegtuar vetë, për shkak se kemi qenë të pafuqishëm të fitojmë luftën pa ndihmën e aleatëve të NATOS,( si pasojë nuk ka pasur marrëveshje të paqes ku humbësi duhet ti pranojë dënimet)., 2. Pasi që bashkëpjesëmarrës në çlirimin e Kosovës përveç UCK-së ka qenë edhe NATO, sipas Rezolutës 1244 në Kosovë është vendosur Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara (UNMIK). 3. Asnjë zgjidhje për Kosovën me pjesëmarrje të OKB-së dhe UNMIKU-ut nuk ka mundur të bëhet pa kompromis.  Për mendimin tonë çdo kompromis do të cenonte interesat vitale të shoqërisë shqiptare në Kosovë për shtet dhe bashkim me Shqipërinë.

Rrugët e mija me Lëvizjen Vetëvendosje janë ndarë në vitin 2010 kur LVV vendosi që të garojë në zgjedhjet parlamentare si të gjitha partitë e tjera politike në Republikën e Kosovës.  Atë botë edhe pse kam pasur oferta për tu futur në listën e LV për kandidatë për deputet nuk kam pranuar dhe jam tërhequr nga aktiviteti im politik në Lëvizje. Kjo ka ndodhur për arsye se kam qëndruar prapa mendimit se partitë politike në Kosovë nuk mund të zgjedhin problemet komplekse të shoqërisë dhe shtetit. Arsyet e njëjta që i përmenda më lartë.

Andaj miqtë e mi,  unë angazhimin tim politik nuk e kam bërë për qëllime personale por për qëllime të parimeve të drejta dhe legjitime të shoqërisë dhe kombit shqiptarë.  Për këtë arsye dua të ndaj me ju mendimin që as partitë e tjera politike dhe as Lëvizja Vetëvendosje (jo për fajin e tyre) nuk mund të zgjedhin problemin e shtetit të Republikës së Kosovës – sepse çdo kompromis tjetër cenon rëndë interesat vitale të shoqërisë shqiptare-kosovare në shtetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …