leoni

Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Vendi i Kosovës në arenën ndërkombëtare

  Sot, çështja nacionale natyrisht që zë një vend me rëndësi apo më mirë me thënë kyç në politikën  e shtetit të Shqipërisë po edhe ndër shqiptarët e faktorin ndërkombëtar. Pasi jam një historian i vogël po modest dhe duke e pa kompleksi tetin e rrethanave politike në Evropën Jugore dhe ndërkombëtare do të thuaj që ky problem apo çështje nuk duhet të shikohet vetëm në kuadrin e interesave personale, kombëtare apo edhe vetëm si pyetje.

 I gjithë ky problem ka të bëjë me drejtën e popujve për vetëvendosje, një koncept që është proklamuar e proklamohet edhe sot me të madhe në këtë apo atë periudhë të historisë. Pamundësi e zgjidhjes së këtij  problemi gjatë historisë edhe sot i detyrohet balancës së forcave kombëtare dhe ndërkombëtare. Tashmë e dimë që sot gjendja ka ndryshuar dhe kjo çështje ka ardhur përsëri në rend të ditës falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e NATOS, pavarësisht nga fakti kjo a kuptohet apo jo nga një pjesë e komunitetit kombëtar dhe ndërkombëtar.

 Çështja nacionale ka shpërthyer me forcë dhe është një proces i pandalshëm po edhe i pakthyeshëm deshëm apo nuk deshëm ne e veçanërisht qeveria e Serbisë e vet populli serb. Është fatkeqësi që shumë njerëz e qytetar nuk e kuptojnë këtë, por kjo nuk  e ndryshon faktin konjukturalë, pasi që Kosova është shqiptare dhe do të mbesë shqiptare që asgjë nuk mund ta ndryshoj këtë fakt.  Kjo çështje do të zgjidhet nga vullneti politik i shqiptarëve patriotë, nga shqiptarët e vërtetë, nga shqiptarët që janë në gjendje me vdekke dhe me e derdhë gjakun për atdheun siç bënë e vepruan djemtë  dhe vajzat e Kosovës gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës së bashku me ushtrinë e NATOS në të katër anët e kufirit, pavarësisht presioneve të jashtme apo nga dobësia e disa forcave politike që i kanë vënë interesat e tyre Egoiste në plan të parë Kjo situatë po edhe kjo gjendje mund të jetë vetëm e përkohshme edhe pse ka shqiptar që e duan dhe iu shkon për shtati..

Sot të gjithë ne jemi dëshmitar që nëpër shumë tv po shoh e po dëgjoj “analist” politik, po lexoj komente e shkrime të llojllojshme se kinse  qeveria e Ramës po punon e po mundohet me e shti Shqipërinë e shqiptarët nën ombrellën pro-ruse!?…

Kjo, nuk mund të ndodhë sot, po s’ka me ndodhë as nesër. Shqipëria  nuk është ajo që ishte dje, dhe nuk mundet me ndodh as sot, pasi Shqipëria është pjesë e ushtrisë së NATOS.

Ne duhet të dimë po edhe të besojmë që më para do shkatërrohet NATO-ja se sa Shqipëria me qenë nën politikën e diktatin rus!? Këtë e thonë e mund ta propagandojnë për interesa të ngushta meskine e vetëm ata që janë pro rus e pro serbo Jugosllav. Këtë, më nuk mundet me e bërë as Mali i Zi që qeverinë e kanë serbët me Filipoviqin e Abazaviqin e po e bënë Shqipëria!.. Këtë nuk munden me e bërë as Maqedonia, as Bosna e besoj që këtë nuk do të mund ta bënë as Serbia e Vuçkës.

Unë dëshiroj që t’ia heq, këtë hallë  gjithë shqiptarëve dhe këtë e frikë qytetar të nderuar! Atëherë, pse nuk i lejoj qeveria serbe e Podgoricës që të kalon armatimi Rus nëpër mjet Malit të ZI? Edhe një frikë e një dyshim qytetar të nderuar dua me ia larguar e me iu këshilluar që flini e bëni gjumë të qetë. As qeveria Kurti po as qeveritë e ardhshme edhe nëse janë nën ndikimin apo shërbimin e Rusisë, Kinës, Serbisë etj besoni që nuk munden asgjë me bërë e me veprua  apo me marrë ndonjë vendim pa i këshilluar Amelika e NATO. Edhe kjo është e sigurt më shumë se 1001% vëllezërit e mi. Frikën duhet kërkuar vetëm te ne e te Islami politik ekstrem që nuk e favorizojnë BE e SHBA. Pse?!…

  1. 8.2021.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …