Z. Kryeministër, është botë cinike, kjo është botë e politikave të mëdha z. Kryeministër. Z. Kryeminister në rrethana e situata të tilla ju kisha preferuar që të jeni më seriozë e më të kujdesshëm pasi mundet me na u kthye gjithçka bumerang. bëhu Qëllimi i gjithë këtyre operacioneve provokatve e të montuara siç është edhe rasti i Dic Martit së bashku me Serbinë, ishte të frikësoheshin shqiptarët dhe udhëheqja e tyre çlirimtare. Politikat provokatore e shteteve të Ballkanit kanë vetë vetëm një qëllim, të përforcohej ndonjë krah i mundshëm “konservator” ose “dogmatik që Kosova të mbyllet në guaskën e saj, të vërtetohej politika e “vetë izolimit” i ikjes nga bisedimet si edhe mos dëgjueshmërinë ndaj BE e SHBA. Ngjarjet në Ukrainë duhet të dish që i përshpejtuan edhe ka rrezik që dalin jashtë kontrollit edhe si rrjedhojë e ndikimit të ndonjë shteti të huaj.
Në fillim, politika e juaj dukej premtuese, por pastaj po vazhdon me pasoja tepër të dëmshme për shtetin e Kosovës! Për mendimin tim janë bërë e vazhdojnë të bëhen të gjitha gabimet e mundshme:
Një politikë e brendshme që karakterizohet nga arbitrariteti dhe autoritarizmi presidencial si edhe nga metodat makariste kundër opozitës e shtypit!
Në këtë periudhë të krizë globale, është krijuar një klimë me tipare të theksuara thuajse fashistoide jo vetëm në Ballkan po edhe në Evropë e Azinë Qendrore
Në politikën e jashtme që karakterizohet nga infantilizmi!.
Në politika ekonomike që karakterizohet nga korrupsioni thuajse i ngritur në sistem, nga keqadministrimi dhe nga varfërimi i shtresave të gjëra të popullit. Është lejuar që t’i krijohet Kosovës një imazh i jashtëm me shkarkimin e ambasadorëve që është tërësisht dhe jashtëzakonisht negativ!
Albin kemi raste kur zyrtar tanë kane folur edhe fjale te mira ne paraqitje publike por nuk kane pasur qasje pragmatike për aksione konkrete politike ose pune konkrete. Dhe ajo na ka kushtuar shume! Po e shkruaj ne kuptim të zyrtarëve shqiptarë …..! Sa di unë, qeveria nuk mund te kënaqet me sloganin: thash dhe shpëtova shpirtin tim! Dihet kush mund te shërbehet me këtë slogan. Ato që i the në samitin e Greqisë kane dashur krehur pak politikisht dhe bërë të kuptueshme me propozime pune konkrete. Për Kosovën nuk ka nevoje fjale te bukura se politika është bere e stërngopur prej shprehjeve “te bukura si retorike” ka nevoje për propozime pune si mundësi që Kosova i ka! Me fjalë të bukura nuk i zgjidhim problemet, po me pushkën e UCK- s i thirrem “aleatet” dhe i bëmë aksionet bashkë! Aksione punë përkrahen edhe sot. Vetëm thuaj mençëm e pa inate. Kolegët qe i prite, Kosovës lindore si po kemi qejf me i quajtur dhe ndonjë emërtim tjetër ne takim, kishin ardhur me quajtur hallin me ty! Si u ndjeve kur iu the përqasja nuk iu ndihmon. Cilin veprim e ke bere per një vit ne atë karrige kundër përçarjes???!!! Mund te mos iu pëlqej kjo letër qysh ndodhe zakonisht me udhë heqësit e pa zot qe nuk i pëlqejnë as letrat dashamirëse por unë kështu po shoh. Ti do te ishte mire te veprosh si kryeministër e jo si kryetar i vv !!!
Më 12.04.2022.