leoni

Avdi Ibrahimi: Ç’ bëjnë puthadorët, lajkatarët, matrapazët, tradhtarët e trutharët shqipfolës?

Në mbarë hapsirat shqiptare, janë bërë shumë përpjekje, sakrifica, mbase edhe shumë luftëra me karakter mbrojtës e çlirimtar nga atdhetarët shqiptar për liri e të drejta kombëtare.  Në këtë rast nuk dua t’ iu kujtoj historinë e lavdishme të popullit shqiptar, sahan lëpirësve, puthadorëve, lajkatarëve, matrapazëve,  tradhtarëve e trutharëve shqipfolës, që në mënyrë të vetëdijeshme u futën dhe po futën në botën e krimit antishqiptar, për të cilën vetë historia e kombit shqiptar i ka ndëshkuar, e ka për ti ndëshkuar edhe këta të kohës së tashme.

 

Jemi dëshmitar të provokimeve të ulta të qfaqura kohëve të fundit nga disa pseudo  “patriot” të cilët dalin here hapur e here të maskuar në mediat elektronike, në yutube me ilustrime si ish –“komandant” të tri luftrave çlirimtare, që paskan bërë namin në këto luftra dhe tani na paraqiten përsëri kinse mu ata janë ende “çlirimtarët” tanë, që me ta do të bëhet bashkimi i atdheut dhe popullit shqiptar?! E si mund të jenë “çlirues” të atdheut këta përfitues, të koruptuar, që kontrabanduan me armët e lirisë, gjatë  luftës dhe mbas mbarimit të luftës çlirimtare. Këta lavdaça nuk kanë asnjë kontribut me sens  kombëtar për popullin shqiptar, përkundrazi populli i njehë këta matrapaz e përfitues që përfituan mjete materiale pandershëm për veten e tyre duke e dëmtuar pamëshirshëm pasurin tone kombëtare, në të tri luftrat çlirimtare dhe për këtë këta mashtrues e batakçi të rryerr i urren deri në pafundësi populli.

 

E keni shumë gabim ju “patriotë” dhe po bëni një mëkat të rëndë, sepse ju nuk jeni vlera kombëtare dhe misioni juaj ka dështuar ngaherë.

Populli shqiptar nuk është naiv siç kujtoni ju dhe tu besoj aq mendjelehtësisht veshjen tuaj të maskuar me petkun “patriotik” mos mundohi kot të mashtroni veten, sepse as ju e as të tjerët para jush, nuk ja kanë dale ta mashtrojnë përgjithnji popullin e shenjtëruar shqiptar. Nëse ende se keni kuptuar këtë, bëjeni sa keni kohë njëkohësisht ju kujtojmë se as ju e as ndonjë “patriot me bateria” nuk ka mundur të mashtrojë përgjithnji dhe ta kthejë kohën mprapa, atë kohën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Shaban Jasharit, që vetë Zoti e lindi dhe shenjtëroi në pavdeksi për shqiptrizmin e mirëfilltë.

 

Të urtët, të diturit, rilindasit trima të pushkës e të pendës kanë thënë se mu atëherë kur ke humbur shpresat dhe kur nuk prêt asgjë të mire, mu atëherë shehë përpara teje një derë të hapur drite që të pret që ti të hysh në të. Që tani ka ardhur koha e po e lind udhëheqësin e ardhshëm për mbarë shqiptarinë, ai do të jetë i mire përgaditur si me dije, mençuri e trimëri, i gatshëm për të na mbrojtur, për të na dhënë shpresat e së ardhmës së ndritur, që ne të ecim përpara të sigurt në hapat që hedhim, pa patur frikë të shohim edhe të kalurën që po e lëmë prapa. Që në fillim ky udhëheqës i mbarëshqiptarisë mbi të gjitha do ta ketë vendosmërinë për ta bërë atdheun e bashkuar, i denjë për të qenë udhëheqës i ardhshëm e shpëtimtari i kombit. Jam i sigurt për këtë që them ky shpëtimtar mendje ndritur e zemër trimi do të vijë. Ai shqiptari dritëplotë, ai shpëtimtari po i vjenë Shqipërisë e shqiptarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikon Albin Kurtin, në refuzimin e tij për t’ u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikoi kryeministrin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para …