Sot në ambientet Presidencës së Republikës së Shqipërisë kryetari shtetit, Ilir Meta, i ka ndarë Avdi Kelmendit (pas vdekjes) titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”. Në vlerësim të rolit të patjetërsueshëm dhe atdhetar si një nga organizatorët dhe prijësit e demonstratave të vitit 1968-të në Kosovë. Me mirënjohje për kontributet e veçanta e të vyera në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj. Me këtë rast, Dardane Kelmendi e bija e veprimtarit Avdi Kelmendi para të pranishmëve ktheu në kujtesë kujtime për të babain dhe falënderoi për çmimin.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …