Profesori, Avdi Smajljaj, ka bërë thirrje për protesta publikem kundër punësimeve që po bëjnë zyrtarët e LV-së për familjarët e tyre në institucionet e shtetit. Ai ka shkruar se Edona Maloku ia ka avancuar vajzën ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ndërsa ajo e për këtë favorizim e ka emëruar me postin e zëvendësministres së Arsimit. Në mungesë të votave të mjaftueshme për të ndalur këto çoroditje e tallje me qytetarët e institucionet, atëherë protestat do të jenë të pashmangshme për të mos pritur 4 vite për të ndëshkuar versionin e ri të familjarizmit, nepotizmit, klientelizmit dhe uzurpimit të shtetit e institucioneve”, ka shkruar profesor, Smajljaj.
