leoni

Kryeministri Hoti

Avdullah Hoti akuzon kryeministrin Albin Kurti se ia ka lidhur këmbët Kosovës me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ia “ka lidhur këmbët” Kosovës me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, pasi që sipas tij, fokusi kryesor i kësaj ujdie është themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe jo njohja reciproke. Ai në një intervistë për KosovaPress, thotë se qasja e gabuar e Kurtit rrezikon përjashtimin e Kosovës nga mekanizmat rajonalë CEFTA dhe Procesi i Berlinit. Qeveria nuk mund të pretendojë se ka shtrirë sovranitetin në veri derisa komuniteti serb nuk është përfshirë në institucione. Përderisa kemi lënë procesin e dialogut në binarë që dërgon në njohje reciproke, sot kemi përfunduar me një marrëveshje e cila fokusin kryesor e ka në themelimin e asociacionit. Derisa në qeveritë paraprake kemi pasur letra të presidentëve amerikanë drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të dyja të angazhohen në proces të dialogut për njohje reciproke, tash kemi presion ndaj Kosovës që të angazhohet në themelim të asociacionit. Ky është dallimi dhe degradimi i dialogut gjatë këtij mandati”, tha Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …