Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas njoftimit për mbylljen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, duke akuzuar kryeministrin në largim, Albin Kurti, për humbjen e mundësive financiare për Kosovën. Hoti tha se refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, nënshkruar gjatë mandatit të tij si kryeministër, kishte pamundësuar ndërtimin e termocentralit me gaz dhe kishte çuar në humbjen e 220 milionë dollarëve që ishin destinuar për blerjen e baterive për ruajtjen e energjisë. Ai e kritikoi Kurtin për injorimin e partneritetit me SHBA-në, duke e quajtur atë një “bukëpërmbysës” që po punon kundër interesave strategjike të Kosovës. Kosova tani rrezikon të humbasë gjithashtu financimin për projekte të tjera energjetike, duke vënë në rrezik mirëqenien e qytetarëve
