Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova është shkatërruar për 20 vjet. Hoti ka thënë se ka pyetur “me sa fytyrë” bën deklarata të tilla. Debati me këtë person është problem, se ky debaton me fanatizëm. Këtij nuk i intereson e vërteta, edhe vazhdon me atë propagandën e poshtër, të ulët. Me sa fytyrë del në foltore, edhe i thua njeriut që është shkatërruar Kosova që 20 vjet. Me 13 mijë njerëz të vrarë, e me njerëz pa gjymtyrë, e me shtëpi të shkatërruara. Ti thua është shkatërruar Kosova gjatë 20 viteve. Kur i shton këto në Kuvend, nuk ka vend për debat”, i ka thënë Hoti, Hekuran ministrit, që idealizon mercenarët e supozuar dhe urren veteranët e UÇK-së, po aq sa edhe Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …