Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sërish Qeverinë për menaxhimin e krizës në veri. Hoti ka thënë se duke mos i përfillur këshillat e aleatëve, Qeveria ra në kurthin e Vuçiqit. Deputeti i LDK-së, po ashtu ka thënë se Qeveria po i mban të “ngujuar” kryetarët e ri në veri. “Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri. Kryetarët e zgjedhur me 2% i fusin në zyrë me polici dhe i mbajnë të ngujuar. Nuk i përfillin kërkesat e aleatëve kur u vijnë për vizitë në Prishtinë dhe u kërkojnë zgjedhje të reja në ato komuna pa kushte nga asnjëra palë. Shkojnë në Bratisllavë e merren vesh për shtensionim të situatës, por askush nuk di gjë se çfarë janë marrë vesh. Uashingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën. Kjo është politikë se jo mahi”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …