Kryeministri në largim, njëherit kandidat për kryeministër, Avdullah Hoti i është përgjigjur kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili mbrëmë tha se nëse vije në pushtet do t’i shfuqizojë vendimet e marra nga qeveria paraprake. Sot para mediave, Hoti u shpreh se sipas tij, Kurtit as që do t’i vije shansa që ta marrë pushtetin sërish. “Është veç fiksim i tij, nuk ka për t’i ardh shansa asnjëherë atij për të marrë pushtetin, njëherë ja kemi dhënë pushtetin për 52 ditë e dy herë e ka shkelë Kushtetutën”, tha ai. Madje tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme. “Vendimet që i kam marrë unë, s’ka kush që i konteston. Tash imagjino nëse mund të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit, apo vendimet për rend e ligj, apo ato për parimet e dialogut. Pra të gjitha këto janë parulla për fushatë”, tha Hoti duke iu përgjigjur kreut të Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …