leoni

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria nuk ishte e Albin Kurtit por e koalicionit LVV-LDK

Avdullah Hoti: Asnjë detyrë shtetërore-institucionale nuk do të ndikohet nga zhvillimet politike në vend

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti përmes një postimi ka thënë se asnjë detyrë shtetërore-institucionale nuk do të ndikohet nga zhvillimet politike. “Në këtë situatë, kur kemi drojë për shëndetin e familjarëve, miqve dhe gjithë të tjerëve, e kalojmë me solidaritet dhe lutje tek zoti”, ka shkruar Hoti. Ai garanton që përplasjet e fundit ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk do të ndikojnë në luftën ndaj koronavirusit. Hoti ka shtuar se liderët botërorë, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke iu treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Ai ka bërë thirrje që të qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …