Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se deri në fund të javës do të kryhet plotësisht disbursimin e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se dyfishimi i subvencioneve në bujqësi është në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike. “Faktet, fakte! Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje. Për punë ja ku jemi!”, ka shkruar ai.
