Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Dialogu me Serbinë është braktisur – Kosova në një status-quo të re

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit mbetet në udhëkryq, me mungesë përparimi të dukshëm që nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit. Deputeti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, në një intervistë për Zërin e Amerikës, kritikoi qasjen e qeverisë aktuale të Kosovës ndaj dialogut, duke e fajësuar për braktisjen e agjendës për njohjen reciproke me Serbinë.  Sipas Hotit, qeveria Kurti ka ndryshuar drejtimin e dialogut, duke adresuar çështje teknike dhe duke e lënë anash njohjen reciproke si qëllimin kryesor. Ai theksoi se ky ndryshim ka krijuar një status-quo të re, ku presioni ndërkombëtar është zhvendosur nga Serbia te Kosova. Mua më vjen keq që u braktis korniza e dialogut për njohje. Presioni tash është kthyer drejt Kosovës, në vend që të fokusohej te Serbia,” tha Hoti. Për fatin e keq të vendit, tani ka katër vite që në qeverisje janë disa populistë që asnjë përfitim nuk i kanë sjellë Kosovës, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …