Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, por nuk është bërë e ditur nëse do të ndryshohen masat anti-COVID. Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ka dyndje të madhe të qytetarëve dhe do të kujdesemi që me masat që ndërmarrim për mbrojte nga virusi korona të krijojmë kushte të volitshme për bizneset si dhe për të lëvizur qytetarët, por në të njëjtën kohë do të sigurohemi të mbajmë nën kontroll situatën me pandeminë. Ndryshe gjatë ditëve të fundit pati rënie të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave. Masat e fundit anti-COVID u morën më 11 nëntor, ku qytetarët ende vazhdojnë të kenë të ndaluar qarkullimin e lëvizjes nga ora 19:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit. Varësisht nga rreziku, komunat janë të ndara në zona e më të rrezikshmet janë ato në zonën e kuqe.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …