Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që ditët e ardhshme të gjendet konsensusi për të nxjerrë vendin nga kriza dhe se tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundësohet çdo zyrtari të flasë për kufijtë. Ai thotë se duhet të gjendet rruga që përmes zgjidhjeve të lira t’i japin Kosovës një qeveri stabile, pasi me shtyrjen e konsolidimit institucional të Kosovës përfitojnë vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. “Duhet sa më parë të nxjerrim dialogun nga qorrsokaku ku e ka futur kryetari Thaçi me temën e korrigjimit të kufijve dhe Kryeministri me mos-ushtrimin e përgjegjësisë së tij kushtetuese. Tema e korrigjimit të kufijve duhet urgjentisht të hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundësohet çdo zyrtari të flasë për kufijtë. Në këtë drejtim, ne presim që rezoluta të miratohet në Kuvend dhe të gjitha partitë shqiptare të tregojnë kundërshtimin e tyre për këtë temë me veprime konkrete e jo vetëm me fjalë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …