Ish kryeministri, Avdullah Hoti dhe ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti në përgjithësi dhe ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti. Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se nën qeverisjen e Kurtit, diplomacia kosovare është joaktive. Ai ka dekaruar për “Ekonomia Online” se “Askush në Kosovë nuk ka fuqi që të prishë marrëdhëniet miqësore me shtetin amerikan. Mund të dëmtohen në moment të caktuara, por jo t’i prishë në kuptimin e plotë të fjalës. Është pak enigmatike pse nuk është ftuar Kurti deri më tash në Uashington. Shpresoj që të ndodhë sa më parë, në mënyrë që të fuqizohen marrëdhëniet me SHBA-në. Edhe ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ka deklaruar se Kosova po vëzhgohet si shtet dhe mesazhet e viteve të fundit kanë qenë të dëmshme për interesat e saj. Ai ka theksuar më tutje se Kosova nuk ka diplomaci, mungon lobimi. Ne po humbim hapësira në Bruksel. Po humbim hapësirat tona manovruese në Washington. Kjo për faktin e sjelljes së një qeverie e cila e ka probleme me humbjen e memorien historike. Prandaj ata stanarë të mbledhur të qeverisë nuk kanë ide se si ka ardhur shteti. Ata duhet të mësojnë se si ka ardhur ky vend deri këtu” ka theksuar lideri i Nismës Socialdemokrate”, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …