leoni

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti e ka pyetur kryeministrin, Albin Kurti, se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro gjatë qeverisjes së tij?

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë Kurti  lidhur me shpërndarjen e buxhetit. Hoti ka pyetur se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro? Ai ka thënë se nuk ka shenjë se këto mjete janë harxhuar në ndonjë projekt. Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?! 3 vjet mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …