Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Blerim Shalës, këshilltar i kryetarit Thaçi. Shala ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Hotit, njerëzit që paguhen nga taksat e qytetarëve po promovojnë idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës. “Është e tmerrshme që i gjithë ekipi i zyrës se Presidentit, që paguhen me taksat e qytetareve të Republikës se Kosovës, janë angazhuar për të arsyetuar idenë e shefit te tyre për copëtimin e shtetit të Kosovës. Sonte njeri prej tyre, që kanë pjesë e të gjitha etapave të shtet ndërtimit të Kosovës, e arsyeton me pasion një marrëveshje të balancuar me Serbinë, ku Serbia duhet te marrë diçka. Për keqardhje”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …