Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj gjuhës kërcënuese që Serbia po përdorë karshi Kosovës. “Çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Serbia, siç është rasti i fundit me kërcënimin e ministrit të Jashtëm serb për ndërhyrje në veri të Kosovës”, ka shkruar Hoti. “Ata e dinë se Kosova tani e ka ushtrinë e vet, dhe se KFOR është ende në Kosove. Prandaj, edhe ata e dinë se këto kërcënime janë boshe. Por, kjo gjuhë kërcënuese tregon se arritja e marrëveshjes në mes të dy vendeve është ende larg. Kjo gjuhë duhet të ndalet para çfarëdo dialogu. BE-ja duhet të reagojë”. ka shtuar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …