Avdullah Hoti ka thënë se kriza në Telekomin e Kosovës është thelluar nga punësimet pa kritere

Avdullah Hoti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e Beogradit dhe Moskës

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë” tha se me këtë ide presidenti Hashim Thaçi është ofruar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ka larguar subjektet politike në vend. Ai  tha se një ide e tillë për shkëmbim territoresh me Serbinë ka krijuar pasiguri politike në vend dhe pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës ka arritur nivelin më të lartë. Andaj çështja e sovranitetit dhe territorit i takojnë Kuvendit dhe askush tjetër nuk ka mandat të negociojë për territorin. Shkëmbimi i territoreve është ide e Beogradit dhe Moskës”, tha Hoti, duke shtuar se kjo ide nuk ka të bëjë me miqtë tanë ndërkombëtarë, por Hoti nuk ka  përmendur qëndrimin e Amerikës dhe të BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …