Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin, Milan Radoiçiq janë bërë me dijeni dhe koordinimin e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Hoti ka thënë për KosovaPress se këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti që biseda është bërë në kohën kur Radoiçiq tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë. Në lidhje me pretendimet e kryeministri Kurti se këto biseda janë të montuara, Hoti i ka bërë thirrje të parit të ekzekutivit që të kërkojë hetime për t’i sqaruar këto pretendime. Ai ka këmbëngulur që Kurti duhet të jap dorëheqjeje, pasi, sipas tij, ai tashmë është dorëzuar dhe nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund. Ndërkohë vetë Mimoza Kusari ka pranuar se ka biseduar ne Radijçiqin por nuk ka dashur të përgjigje se a e ka ditur apo jo, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …