Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka adresuar kritika kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili sipas tij po vonohet pa arsye për t’i ftuar partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Hoti ka thënë se LDK do të kërkojë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, por paraprakisht do të kërkojnë ratifikimin e marrëveshjes IPA me BE-në e cila i siguron Kosovës rreth 100 milionë euro. Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga kryetari lidhur me konsultimet për të caktuar datën e zgjedhjeve. Këto vonesa janë të pa arsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur Kosovën dhe nuk ka as tani për të propozuar një mandatar të ri.
