Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se ka një lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Të njëjtën e kanë konfirmuar edhe nga partia e Kurtit përmes një komunikate, ku është thënë se ka përafrim në bisedim për formimin e koalicionit qeveritar, ndërsa nesër do të takohen përsëri. Kryetarët e dy partive politike fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, për dy ditë me radhë janë takuar në Kuvendin e Kosovës në përpjekje për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje. Të dy takimet kanë zgjatur nga tre orë dhe krerët e partive politike nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për media, për veç zëdhënësit të LDK-së, i cili në dy rastet ka njoftuar se do të takohen sërish nesër për të vazhduar bisedimet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …