Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Kemi pas refuzim të administratës amerikane për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë

I mandatuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosovës nuk i duhet taksa pa mbështetjen e ShBA-së. Sipas tij në qeverinë e re do të këtë njerëz që nuk kanë problem me ligjin. “Vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë ato që janë miratuar në platformën e LDK-së, së fundmi në grupin parlamentar, para se të votohet mocioni i mosbesimit ka propozuar një rezolutë të re. Jemi munduar me bindë ish-partnerin qeverisës t’i marrë përgjegjësitë”, ka thënë Hoti. “Kemi pas refuzim të administratës amerikane për të bashkëpunuar me këtë. Në fillim ka pas ftesë por më vonë rezervë. Ia kemi bë të qartë që nuk mund të vazhdohet në këtë formë, mbi bazën e kësaj është edhe letra e fundit e Mustafës që ne nuk mund të vazhdojmë me një kryeministër që prish raportet me Amerikën”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …