leoni

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti kërkon nga Albin Kurti t’ i pranojë kërkesat amerikane, ose të largohet nga Qeverisja e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka renditur disa  nga veprimet që janë koordinuar me Shtëpinë e Bardhë, derisa në fund ka thënë se nëse rrezikohet mbështetja e Amerikës Kurti “do të detyrohet t’i lirojë zyrat”. Në rend të parë, Hoti ka vendosur njohjen nga Izraeli e më pas demarkacionin  e një pjesë të kufirit me Serbinë. Pika e tretë, sipas Hotit, është mbështetja për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave. Hoti si pikë të katërt e ka renditur mbështetjen e Mijëvjeçarit  për gaz dhe energji. Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …