Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ftuar AAK-në që të votojë rezolutën për Integritetin territorial të Kosovës. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj, që t’i udhëzojë deputetët e partisë së tij që ta votojnë rezolutën në fjalë. “Argumentohet gjerësisht nga analiste të respektuar se z.Haradinaj, përmes mbajtjes në fuqi të taksës 100%, e ka parandaluar arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila mund të përfshinte korrigjimin e kufirit dhe rrjedhimisht, cenimin e integritetit territorial të Kosovës. Por, me lejoni të përkujtoj të gjithë për një fakt. Rezoluta e opozitës, e datës 4 shtator 2018, me një pikë të vetme ku thuhej se “Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe askush, e as Presidenti i vendit, nuk mund të dialogojë për territorin e Republikës se Kosovës” nuk u votua nga AAK dhe Nisma, edhe pse publikisht u patën deklaruar se e mbështesin. Në seancën e radhës, kjo rezolutë është ne rend dite. Nëse z.Haradinaj e ka seriozisht, atëherë duhet t’i udhëzojë deputetet e AAK-së të votojnë këtë rezolutë”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …