Ish-kryeministri i LDK, Avdullah Hoti, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij lidhur me rezultatin zgjedhor të partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka bërë thirrje për reflektim dhe riorganizim të brendshëm përmes një procesi zgjedhor të ri. Hoti ka deklaruar se në LDK nuk duhet të ketë vend për grupime apo fraksione, dhe se e vetmja rrugë për ta forcuar partinë është përmes një gare të brendshme të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Reflektimi në parti duhet të ndodhë përmes një procesi zgjedhor të brendshëm, i cili është statutar dhe vizionar, e jo përmes ndarjes në grupe apo përplasje të brendshme,” theksoi Hoti. Ai kujtoi se pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e vitit 2021, LDK-ja kishte ndërmarrë një proces të tillë reformimi, dhe sipas tij, një veprim i ngjashëm është i domosdoshëm edhe tani për të rikthyer besimin dhe kredibilitetin e partisë në sytë e votuesve.
