Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se bizneset e kanë blerë thëngjillin nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, mirëpo KEK nuk ka kontratë aktive me këtë kompani. “Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar”, ka shkruar ai. Deputeti, Avdullah Hoti ka pyetur se për kur po ruhet qymyri dhe pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera?. Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike? ka pyetur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …