Pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizimin e vizave. Këtë e bëri të ditur ai në një konferencë për media, ku foli për takimet e tij me presidentin e KE-së, Charles Michel si dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen. Tutje ai ka përmendur edhe kërkesën e deputetëve të Parlamentit Evropian, drejtuar Gjermanisë që kryeson presidencën nga 1 korriku për të futur liberalizmin e vizave për Kosovën.
