Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet. “Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve. Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë. Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore” ka shkruar tjerash, deputeti, Avdullah Hoti.
