Hoti

Avdullah Hoti: Kryeministri Albin Kurti asociacionin do ta zbatojë në praktikë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është cituar të ketë deklaruar se kryeministri, Albin Kurti,  asociacionin do ta zbatojë në praktikë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, e cila po reduktohet në themelimin urgjent të asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë.  Pesë vendet mosnjohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit. Në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes”. Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë. Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke. Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re”. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia”, ka thënë, Avdullah  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …