Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar raportin e studimit të fizibilitetit të realizuar nga ekspertët amerikan lidhur me përdorimin e liqenit të Ujmanit nga Kosova e Serbia. Hoti thotë se kushdo që e refuzon marrëveshjen e nënshkruar në Amerikë, promovon interesa ruse e kineze. E një refuzim të tillë po e shohim nga Qeveria Kurti, më konkretisht nga kryeministri, Albin Kurti. Kjo qeveri po e përbuzë marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti. Ish-kryeministri është shprehur se kritikat në të kaluarën për këtë marrëveshje ishin të pabaza, bëheshin për kauza lokale e agjenda të caktuara. Se çka përmban marrëveshja e Uashingtonit, e sidomos tek pjesa për liqenin e Ujmanit, të gjitha detajet për “InDoks”, i ka shpalosur vet personi që e nënshkroi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshjen e cila u cilësua si më të mëdhatë që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
