Deputeti i LDK-së, ish kryeministri, Avdullah Hoti, me rastin e bastisjeve dhe arrestimeve në Ministrinë e Tregtisë ka deklaruar se është bërë pazar i palejueshëm me rezervat shtetërore madje edhe me personat privat. Ai reagoi edhe për deklaratat e ministres, Rozeta Hajdari, gjatë konferencës së djeshme duke thënë se pushteti aktual duhet larguar sa më parë. Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media). Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore. Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë, tha Avdullah Hoti.
