Hoti kërkon votën në Besianë për kryeministër

Avdullah Hoti: LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-AAK-NISMA por as me Vetëvendosjen

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti tha se LDK nuk do të bëjë koalicion  me PDK-AAK- NISMA por   as me Vetëvendosjen.

Me të parët për shkak se e rrëzuan qeverinë e Mustafa e me të dytët për shkak se ndihmuan PDK’në. Ne nuk hyjmë në asnjë variant të Qeverisjes as me PDK’në”, tha Hoti. Njëjtë thotë edhe për Vetëvendosjen. “Vetëvendosje ndihmoi PDK’në në rrëzimin e Qeverisë në mocionin e mosbesimit”, tha ai. “Unë pres që këto të dyja të bëhen bashkë tash e të qeverisin bashkë sepse u bën bashkë për rrëzimin e Qeverisë dhe unë i shoh bashkë në Qeverinë e ardhshme”, tha Hoti.

Nëntë Deputetët e legjislaturës së kaluar nga radhët e LDK-së nuk do të jenë më në Kuvendin e Kosovës: Këta janë: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini, madje as  Melihate Tërmkolli.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …