Avdullah Hoti: Moratoriumi nuk vlente për njohje të reja ndërkombëtare në Marrëveshjen e Washingtonit

Avdullah Hoti: Lumir Abdixhiku ka gabuar me largimin e Agim Veliut nga pozita e kryetarit të degës në Besianë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Lumir Abdixhikun, kryetarin e këtij subjekti politik, për largimin e Agim Veliut nga pozita e kryetarit të degës në Besianë. Ai ka thënë se kjo si formë e veprimit nuk është mënyra e duhur, duke shtuar se kanë nevojë t’i ruajnë njerëzit e LDK-së. “Kemi pasur disa veprime, të cilat po të isha unë në pozitën e Lumir Abdixhikut nuk do t’i kisha ndërmarrë, siç e kemi rastin e Podujevës. Në këtë rezultat, ajo që kemi nevojë është t’i kemi të gjithë njerëzit rreth tavolinës, mos të themi ti s’ke vend në tavolinë. Kjo si qasje mendoj se është e gabuar, është edhe jo statutare, statuti i LDK-së është i qartë në këtë”, ka theksuar ai. Hoti ka thënë se Abdixhiku është zgjedhur si i pari i partisë në një fazë jo të mirë të saj, kjo pas rezulatit në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …