Avdullah Hoti: Mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi dhe fuqizim

Avdullah Hoti: Mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi dhe fuqizim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet ky që është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Me këtë rast është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021-Masa 4, Faza e dytë. Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri. Duke uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtaret të Gruas, Hoti ka falënderuar ato për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri. Ai më tej la bërë të ditur, se kanë ndarë mjete për 10 strehimore të grave.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …