Në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, kryeministri Hoti, u shpreh mirënjohje punëtorëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve

Avdullah Hoti: Mesazhet shqetësuese për Kosovën vijnë nga aleatët kryesorë, në veçanti nga Amerika, Gjermania dhe Franca

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se secili qytetar apo përfaqësues i partive politike duhet të shqetësohet nga mesazhet  për Kosovën, të dhëna  nga aleatët kryesorë. Mesazhet për Kosovën vijnë nga aleatët kryesorë, në veçanti nga Amerika Gjermania dhe Franca, dhe këto duhet ta shqetësojnë secilin qytetar dhe secilin përfaqësues të partive politike, pozitë dhe opozitë. Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit, i cili është mekanizmi formal i përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, për të cilin proces qeveritë e kaluara kanë punuar shumë, me pasoja tepër të mëdha në dinamikën e integrimit evropian dhe pjesëmarrjen në planin e rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Si u bë që në fund të qeverisjes 4-vjeçare të kemi këtë situatë?! Si u bë që dialogu i nisur për njohje reciproke të përfundojë në dialog për asociacionin?!  Si u bë që kërkesat e krerëve të shteteve aleate drejtuar Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog për njohje reciproke, të ndryshojnë në kërkesa për themelim urgjent të asociacionit, ka pyetur, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …