Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se u angazhua fort që ta kthejë besimin amerikan kah Kosova. Për këtë arsye e quan propagandë të ulët arsyen e kabinetit të kryeministrit aktual, Albin Kurti, se ish-qeveria Hoti është një nga arsyet që nuk erdhi ftesa për pjesëmarrje në Samitin e Demokracisë të cilin e organizon, kryetari, Joe Biden. Në një prononcim, Avdullah Hoti thotë se shpreson që raportet me Amerikën të mos thyhen sikur në qeverinë Kurti 1, kur Shtëpia e Bardhë quhej shtëpi e verdhë. Në qeverinë e atëhershme, ishte hera e parë në 30 vite të miqësisë Kosovë-SHBA që u ndërpre komunikimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shtëpisë së Bardhë”, deklaron Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …