Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Në SHBA nuk jam pjesë e asnjë delegacioni por e përfaqesojë Grupin Parlamentar të LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar vizitën në SHBA, ka thënë se nuk është pjesë e delegacionit të askujt por përfaqëson Grupin Parlamentar të LDK-së. Ai ka shkruar se me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA. “Jam i ftuar si anëtar i Kuvendit të Kosovës, pasi e udhëheq grupin kryesor opozitar, për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh liderët e grupeve kryesore parlamentare të 16 vendeve, të cilët lider janë përgjegjës për funksionimin e legjislativit,  marrëdhëniet ndërpartiake brenda legjislativit,  ndërlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe relacionet e legjislativit me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …