Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti edhe një herë ka ripërsëritur se është në rrugë që të organizojë sa më shpejt që të jetë e mundur takimin me partitë politike sa i përket çështjes së kryetarit. Hoti ka theksuar se Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj, por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”, ka thënë Hoti. Ndërsa duke folur për dialogun me Serbinë, Hoti ka thënë se nëse nuk arrihet njohja e ndërsjellë, Kosova do të vazhdojë si shtet i pavarur. Dialogu si proces është çështje muajsh, do të vijojmë te fundi shumë shpejtë, nëse nuk e arrijmë njohjen e ndërsjellët, Kosova do të rrugëtojë si shtet i pavarur”, ka thënë Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …