Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk varet nga LDK-ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar. “Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor. Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më shumë vota dhe si parti e parë themelon qeverinë. Nuk na takon neve”, thotë Hoti. “Matematikat për formimin e Qeverisë i bën partia fituese. Partia e parë e merr mandatin dhe pastaj i fton partitë tjera për koalicion”, tha ai. Ai po ashtu ka thënë se votuesi ka vendosur edhe për postin e kryeministrit, pasi VV ka marrë vota më shumë se LDK.
