Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka biseduar me profesorin dhe analistin e njohur amerikan, Edward P. Joseph. Hoti ka thënë se për dallim nga Serbia, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit euroatlantik dhe as nuk dëshiron të ndjekë rrugë tjetër. Në Kosovë nuk ka vend për një qeveri që sanksionohet nga aleatët euroatlantikë, ngase Kosova ka relacione ekzistenciale me perëndimin, e jo vetëm diplomatike. Kam pasur një takim dhe bisedë shumë miqësore dhe informuese me Edward P. Joseph nga ShBA, analist me përvojë të gjatë i politikës së jashtme dhe ekspert me përvojë për Ballkan. Perspektiva e tij për zhvillimet aktuale në rajon është interesante. Unë i tregova se Kosova gjithmonë ka zhvilluar dialog dhe është pajtuar me aleatët për hapat e nevojshëm, gjithmonë në funksion të integrimit euroatlantik. Kosova ka bërë progres në të kaluarën vetëm për shkak se ka bërë politikë të mençur e të koordinuar me aleatët. Për dallim nga Serbia, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit euro-atlantik dhe as nuk dëshiron të ndjekë rrugë tjetër. Në Kosovë nuk ka vend për një qeveri që sanksionohet nga aleatët euro-atlantik, ngase Kosova ka relacione ekzistenciale me perëndimin, e jo vetëm diplomatike.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …