Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të ministrave serbë Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin. Ai i dënon deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë dhe pret reagim edhe nga ndërkombëtarët. Hoti i cilëson deklaratat e tyre si mungesë e thellë respekti për viktimat e luftës në Kosovë si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, vazhdojnë t’i kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre të rrëmbyer nga forcat serbe. Ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe presim që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktorë të pazëvendësueshëm të ndërtimit të paqes dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …