Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës ka publikuar në një fjalim të mëhershëm të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku flet për pesë kushtet për Serbinë sa i përket dialogut. Kurti në këtë fjalim dëgjohet teksa numëron pesë kushte pa plotësimin e të cilave thoshte se Kosova jo që s’duhet të komunikojë, por as të dialogojë e negociojë me Serbinë. Në këto kushte, Kurti ka përmendur largimin e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, kthimin e të pagjeturve dhe kërkimfaljen, dorëzimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, ndalimin e shtypjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe kushti i fundit që ndërlidhet me zhdëmtimin për dëmet e luftës. Kushti i parë, juridik edhe legal, Serbia duhet me e ndryshuar Kushtetutën e saj dhe me e pranuar pavarësinë e Kosovës. Kushti i dytë, humanitar dhe moral, Serbia duhet me i kthyer të pagjeturit dhe me na kërkuar falje për krimet e kryera. Kushti i tretë, me na i dorëzuar ata kriminelë që i kanë bërë vrasjet, dhunimet dhe torturat në Kosovës. Kushti i katërt, është kushti politik. Serbia duhet me pushu me shtypjen dhe diskriminim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kushti i pestë është kushti i zhdëmtimit. Pa plotësimin e këtyre kushteve, ne nuk kemi pse të komunikojmë se lërë më të dialogojmë e të negociojmë me Serbinë”, kishte thënë Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …